Hoti nga Deçani: Kemi kulturë institucionale për të respektuar ligjet

 

Kryeministi i Kosovës, Avdullah Hoti tregoi se me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal të Deçanit dhe në veçanti për çështjen e rrugës Deçan-Plavë te Manastiri.

“Ne kemi kulturë institucionale edhe si Komunë edhe si Qeveri, për të rrespektu ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për të respektu vendimet që janë nxjerr nga institucionet tona vendore, por ne jemi këtu për të gjetë zgjidhje më të mirë për të mbrojtur interest e qytetarëve të Deçanit”, u shpreh Hoti pas takimit që zhvilloi me Ramosajn.

Ai u tha se janë në Deçan për të treguar kujdesin e nevojshëm ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës, siç është manastiri i Deçanit, shkruan rtv21.tv.

“Jam i bindur se diskutimet në ditët dhe javët e ardhshme do të gjejnë zgjidhjen më të mirë të dakorduar nga të gjitha palët”, tha Hoti në një prononcim për media.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj u shpreh shkurt se janë duke u përpjekur që t’i zgjidhin problemet në tërsi./21Media

Back to top button