Hoti: Pres që të kemi një proces të rregullt zgjedhor

 

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti me bashkëshorten Servete Hotin, votuan në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik.

“Unë ftoj të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për te votuar, sot është dita e tyre ata sot thonë fjalën e tyre. Dëshiroj të falënderoj krejt stafin duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtar dhe vendor për punën e tyre dhe pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimit të zgjedhjeve të rregullta sipas standardeve me të mira evropiane në zgjedhje të lira demokratike ku qytetarët lirshëm e thonë fjalën e tyre”, ka thënë Hoti para gazetarëve./21Media 

Back to top button