Hoti: Presim që sa më parë të ftohet seanca konstituive

LAA nuk ka kohë për të humbur

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka theksuar edhe njëherë qëndrimet e këtij koalicioni për formimin e qeverisë.

“Sot, pasi u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve, u takuam me deputetët e Grupit Parlamentar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi.

Koalicioni është unik në qëndrime, që tanimë janë te njohura. Presim që sa më parë të ftohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Back to top button