Pasoja fatale të stuhisë në Moskë

16 të vdekur, 170 të lënduar

Si pasojë e stuhisë së fuqishme, e cila goditi të hënën pasdite Moskën, kanë vdekur 16 persona dhe janë lënduar 170 të tjerë.

Siç tha përfaqësuesi i qytetit të Moskës përgjegjës për shëndetësi, në spitale janë shtrirë 150 të lënduar. Ai më tutje shtoi se gjithsej 170 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 38 janë lëshuar nga spitali gjatë natës, shkruan rtv21.tv

Si rezultat i stuhisë, mbi 360 mijë njerëz në tri rajone të Rusisë kanë mbetur pa furnizim me rrymë. Agjencitë ruse njoftuan se uragani ka rrëzuar 3500 drunjë dhe se era ka pasur një shpejtësi prej 28 metra në sekondë.

Shërbimet për situata emergjente në Moskë janë angazhuar në heqjen e drunjëve nga rrugët. Për shkak të motit të ligë janë anuluar edhe fluturimet nga aeroporti i Moskës./21Media

Back to top button