Hoti: Të trajtohet me prioritet Projektligji për plotësim ndryshimin e Buxhetit për vitin 2020

 

Kryeministri Avdullah Hoti, sonte u shpreh se dje i ka kërkuar kryeparlamentares Vjosa Osmanit, që Kuvendi ta trajtojë me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2020, si dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Duke marrë parasysh pasojat që kjo pandemi po shkakton në ekonomi, aprovimi i Projektligjit të Buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do t’i hapte rruga Qeverisë për të ndërmarrë masa të menjëhershme në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me planin shumë të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike.”, shkroi Hoti në facebook.

Ai kërkoi që projektligji në fjalë të trajtohet me prioritet të lartë./21Media

Back to top button