Hoti: Testin e kam bërë të dje në ora 16:00, menjëherë jam izoluar
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti reagoi pas pretendimeve se nuk është izoluar pasi është testuar me Covid-19.
Ai tregoi se është testuar dje (të dielën) në ora 16:00.” Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar mga mjeket.
Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten.”, shkroi Hoti në Facebook.
Ai po ashtu tha se testin e ka bërë edhe pse nuk ka pasur simptoma të theksuara përveç dje një kolle të lehtë.
Sot përmes një postimi në Facebook deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila duke i uruar shërim të shpejtë kryeministrit, po ashtu e ka kritikuar se nuk është izoluar, andaj sipas saj kjo është edhe një arsye për t’u shkakruar nga posti./21Media