Hoti tregon se kur hapet sistemi për tërheqjen e kursimeve personale

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bëri ditur se të premten do të hapet sistemi për tërheqjen e kursimeve personale.

Ai këtë e tha në një konferencë për media pas takimit me përfaqësues të BQK-së dhe Trustit të Kursimeve Pensionale.

Kjo u konfirmua edhe nga kryetari i Bordit të Trusit, ai po ashtu tha se po punohet intesivisht në mënyrë që të realziohet një gjë e tillë.

Sipas Ligjit për Rimbëkëmbje Ekonomike, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10% të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës./21Media

Back to top button