Si duhet të aplikoni për tërheqjen e 10% të trustit pensional

 

Nga e premtja qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të aplikojnë për tërheqjen e 10% përqindëshit të trustit pensional.

Kjo u bë e ditur sot gjatë një konference për media pas takimit të kryeministrit Avdullah Hoti, Ministres së Financave, Hykmete Bajrami me përfaqësues të BQK-së dhe Trustit të Kursimeve Pensionale.

Nga Trusti Pensional i Kosovës thanë se nga sot do të lansohet faqja  e re e internetit “Trusti10.org”  përmes së cilës do të mundësohet aplikimi.

“Aplikimi është shumë i thjeshtë. Duhet të shkruani vetëm numrin personal dhe atë të llogarisë bankare. I lusim të gjithë që ti rikonfirmojnë këto dy të dhëna për shkak se e lehtësojnë shumë aplikimin. Në momentin e aplikimit numri personal dhe llogaria bankare duhet të jenë të sakta dhe duhet të jenë në emër të aplikuesit .Në rast se këto dy të dhëna janë të sakta nuk do të ketë asnjë problem për aplikim dhe do të procedohet aplikimi tutje.”, thanë nga trusti./21Media

Back to top button