Hovenier: Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur në Reçak

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka shpërndarë një citat të tij, ku thuhet se askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë këtë masakër.
“Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto qëllime pasqyrojnë vlerat e thella të Amerikës dhe Perëndimit. Ne besojmë që të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”, ka thënë Hovenier.

Sot Kosova përkujton 45 martirët në Masakrën e Reçakut.
Masakrimi i tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbë, më 15 janar të vitit 1999, bëri që bashkësia ndërkombëtare të niste kthesën për çështjen e Kosovës.
Ambasadori asokohe i misionit të OSBE-së, William Walker, pa me sytë e tij dhe përjetoi tmerrin e shkaktuar nga Serbia.
Ai pati deklaruar se nuk ka fjalë ta përshkruante këtë akt./21Media
 

Back to top button