Hovenier falënderon Osmanin që iu bashkua festës për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Hovenier falënderon presidenten Osmani që iu bashkua festës për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që me familjen e saj është bashkuar në festën e realizuar në ceremoninë e pritjes për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Hovenier në rrjetet sociale ka publikuar edhe një video të realizuar gjatë festës që u mbajt mbrëmë.
“Fillimi i festës në pritjen tonë të Ditës së Pavarësisë dje! Faleminderit Ekipit të Ambasadës dhe veçanërisht Presidentes Osmani dhe familjes së saj që na u bashkuan”, ka shkruar Hovenier.
Getting the party started at our Independence Day Reception yesterday! Thanks to the Embassy Team and especially to President Osmani @VjosaOsmaniPRKS and her family for joining us! pic.twitter.com/aoLgNI7ukL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 3, 2024
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?