Hovenier: Iu bashkova presidentes Osmani për t’i kujtuar ata që bënë sakrificën e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier sot bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, si dhe ambasadorë të shteteve të tjera, kanë bërë homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s.

Hovenier ka thënë se iu ka bashkëngjitur Osmanit për t’i përkujtuar edhe dy shefa të urdhrit të Ushtrisë Amerikane.

“Sot iu bashkova presidentes Vjosa Osmani te memoriali për ushtarët e rënë të NATO-s. Përkujtojmë dhe nderojmë pjesëtarët shërbyes të guximshëm që bënë sakrificën e fundit, përfshirë këtu edhe Shefat e Urdhrit të Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert”, ka thënë ai.

Back to top button