Hovenier: Shpresojmë të shohim një zgjidhje të kënaqshme për dinarin

(Lajm i përditësuar)

Hovenier: Shpresojmë të shohim një zgjidhje të kënaqshme për dinarin

Derisa po mbahet në Bruksel takimit midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit, ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, tha se shpreson se  palët të gjejnë një zgjidhje rreth dinarit. Hovenier ka mirëpritur deklaratat e  zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, rreth kompromisit të propozimeve.

“Ne e vlerësojmë që zotëri Bislimi ka thënë gjëra pozitive rreth kompromisit të propozimeve, që ne shpresojmë t’i shohim. Shpresa jonë është që të shohim një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët dhe që personat e prekur të vazhdojnë të marrin benefitet sociale që iu nevojiten dhe që më pas të vazhdojmë në gjërat kritike. Fokusi duhet të jetë dhe ne duam që të jetë të arrijmë zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksin e implementimit”.


Hovenier: Stano e bëri shumë të qartë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmanin ka thënë se pajtohen me deklaratën e djeshme të Bashkimit Europian ku tha se Serbia ka shkelë marrëveshjen për liri të lëvizjes me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.

“Stano e bëri shumë të qartë këtë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi se si BE i sheh këto gjëra. SHBA kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”, tha Hovenier.


Ambasadori i SHBA-së Hovenier takohet me presidenten Osmani

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier aktualisht është në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Takimi mes Hovenier dhe Osmanit vjet një ditë pas ndalimit të dhjetëra autobusëve të Kosovës me qindra udhëtarë që po udhëtonin nga shtetet e Evropës për në Kosovë dhe anasjelltas nëpër pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Ende nuk është bërë e ditur se a është kjo arsyeja e këtij takimi./21Media 

Back to top button