Prindërit i drejtohen Qeverisë për pagat e grevistëve

Këshilli i Prindërve të Kosovës po kërkon nga institucionet e vendit ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë.
Këshilli i Prindërve të Kosovës thotë se nuk janë dakord të krijohet një situatë më e rëndë sesa greva që mësimdhënësit të mbeten pa paga.
“Por asnjëherë nuk jemi dakord që ne të krijojmë një situatë edhe më të rëndë (sesa vetë greva) dhe të gjithë ata mësimdhënës të ngelen pa paga për diçka që shteti i Kosovës e ka pranuar vazhdimisht të mirëqenë dhe asnjëherë nuk iu është ndaluar paga. Grevat në arsimin e obligueshëm duhet të rregullohen me ligj dhe jo me forma të tjera “disiplinimi””, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot se nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët për muajin shtator./21Media

Back to top button