Hoxha i Nismës tha se kandidon për kryetar të Gjakovës shkaki i Gjinit dhe Kusari-Lilës
Kandidati i NISMËS Socialdemokrate për kryetar të Gjakovës, Fazli Hoxha sonte në RTV21 e shpalosi programin e tij.
Ai tha se arsyeja që është kandidat për Gjakovën është shkaku i dy kundërkandidatëve, Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës nga VV, pasi tha se këta të fundit nuk kanë menaxhuar mirë me buxhetin e komunës.
Hoxha u shpreh se kanë arritur marrëveshje edhe me dy parti në komunën e Gjakovës, me Partinë Liberale Egjiptiane dhe Ballin Kombëtar Demokrat, të cilat do të garojnë me listën e NISMËS.
Në Gjakovë janë gjithsej 113 mijë e 165 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Gjakovës janë gjashtë kandidatë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfaqësohet nga Ardian Gjini, Lëvizja Vetëvendosje nga Mimoza Kusari Lila, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Teki Shala, NISMA Socilademokrate me Fazli Hoxhën, Partia Demokratike e Kosovës me Arbënesha Kuqin, ndërsa Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përfaqësohet me Ferdinand Kolajn./21Media