Vulin: Jam i shqetësuar për histerinë që do të fillojë nga Prishtina

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se është i shqetësuar për “histerinë që do të fillojë nga Prishtina” kur ata duhet të tërheqin njësitë speciale ose do të duhet të shohin targat e lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbia pa afishe.
Sipas deklaratës që përcjellë Ministria e Puneve te Brendshme e Serbisë, Vulin vlerësoi se shqiptarët nga Kosova nuk respektuan asnjë marrëveshje dhe vlerësoi se do të ishte fati i marrëveshjes së arritur në Bruksel, e cila i referohet zgjidhjes së krizës për targat e regjistrimit.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është që nuk do të ketë më kërcënime me armë dhe se serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë mund të kthehen në jetën normale dhe se ushtria dhe policia jonë mund t’i përkushtohen aktiviteteve të rregullta.” Stabiliteti i rajonit është ruajtur dhe deri atëherë, nuk varet nga Serbia dhe Presidenti Vuçiq”, ka deklaruar Vulin.
Në një deklaratë, Vulin i ka quajtur shqiptarët e Kosovës i “shiptari”… /e.d-21Media

Back to top button