Hoxhaj: I tronditur nga ngjarja në Gllogjan, institucionet të merren urgjentisht me rastin

Nënkryetatri i Kuvendit të Kosovës, Emver Hoxhaj është shprehur i tronditur pas lajmit tragjik për sulmin ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vdekur tre persona dhe dy të tjerë të lënduar.
“E tmerrshme ngjarja në Gllogjan! I tronditur dhe pa fjalë! Institucionet përgjegjëse të merren urgjentisht me këtë rast që po raportohet nga mediat se ka të përfshirë edhe fëmijë. Të lutemi që të mos ketë më viktima nga kjo tragjedi”, është shprehur Hoxhaj./21Media

Back to top button