Hoxhaj me zotime konkrete për Luginën e Preshevës

 

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka folur për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Do ta kemi temë kryesore të çdo marrëveshje paqësore që mund të arrijmë në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të ketë marrëveshje paqësore dhe njohje të ndërsjellë pa u adresuar çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Në listën e PDK-së për deputetë do të jenë dy kandidatë që do të jenë zëri i Preshevarëve në Kuvendin e Kosovës, qe do të garojnë në kuadër të listës se PDK-së. Do të miratojmë një ligj të veçantë, kornizë ligjore si në rrafshin financiar, polik, arsimor, kulturor të mbështetën qytetaret qe jetojnë në Luginë të Preshevës”, ka thënë Hoxhaj.

Back to top button