Hoxhaj-Mustafës: Në facebook je ndryshe nga ai që të njohim në politikë

 

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, sot i reagoi kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili e akuzoi për gënjeshtër rreth Asociacionit të Komunave Serbe.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxha u shpreh se Isa Mustafa i Facebookut, është tjetër nga Isa Mustafa i politikës që e njohin. “Ky i rrjeteve sociale duket se nuk është i vërteti”, shkroi ai.

Hoxhaj shtoi se reagimi i Mustafës është më shumë për ta mbrojtur këtë qeveri dhe kryeministrin Hoti nga kompromiset ku e kanë futur vendin, se sa vendimin e tij të 2015.

“Z. Mustafa, meqë pretendoni se jeni akademik, dhe merrni vesh nga dokumentet zyrtare, po përpiqem të ju sqaroj ne atë nivel, se bazuar në Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, ju keni pasur të drejtën e kryerjes së të gjitha vendimeve që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën dhe Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve. Prandaj, marrëveshja për jetësimin praktik të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është bërë me nënshkrimin tuaj në vitin 2015 – dhe me atë nënshkrim ka marrë fuqi akti juridik. Ju e dini, se mbi këtë bazë është trajtuar marrëveshja edhe nga Gjykata Kushtetuese. Me të drejtë, edhe ekspertët kushtetues e kanë konstatuar se Marrëveshja e Parimeve të Përgjithshme është trajtuar si “akt juridik i miratuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës”. Pra, Referimi i Parimeve në procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë në gjykatëështë trajtuar si “akt ligjor i miratuar nga Kryeministri i atëhershëmm Isa Mustafa”.”, shkroi Hoxhaj.

Ai ia kthue Mustafës se nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë, nëse sipas tij, vërtet Mustafa mendon se e ka bërë më të mirën për Kosovën.

“Me vjen keq, por z. Mustafa, faktet janë kokëforta. Frika ime dhe e qytetarëve të Kosovës këto ditë po rritet pikërisht nga përpjekja e juaj dhe e qeverisë Hoti për ta larguar çdo përgjegjësi nga Asociacioni. Si funksionar politikë, nuk duhet t’i ikni përgjegjësisë nëse vertetë mendoni se e keni bërë më të mirën për Kosovën. Situata të ngjashme, besoj ju kujtohet, kemi pasur edhe së bashku në qeveri, e veçmas për demarkacionin. Reagimi i juaj më duket sot më shumë për ta mbrojtur këtë qeveri dhe kryeministrin Hoti nga kompromiset ku e kanë futur vendin, se sa vendimin tuaj me 2015. Edhe pse çdo herë ju kam respektuar dhe vlerësuar, z. Mustafa, unë nuk e kam në plan të bëj kompromise me të vërtetën, vetëm se kjo nuk të pëlqen ty.”, shkroi më tutje Hoxhaj.

Back to top button