Miqësoret mes shteteve, programi i ndeshjeve të sotme

 

Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek fillimi i Kampionatit Evropian 2020, ku kombëtaret të cilat do të jenë pjesë veçse kanë filluar me ndeshje miqësore që llogariten si parapërgatitje.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të jetë miqësorja mes Belgjikës dhe Greqisë, ku pa dyshim kombëtarja që e kryeson ranglistën e FIFA-së, pritet të regjistrojë fitore të lehtë sot kundër grekëve.

Po ashtu, Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Turqisë do të zhvillojnë sot miqësoret e tyre, ku “Helvetikët” presin në shtëpi Lihtenshtajnin, kurse Turqia do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër Moldovës.

Programin e plotë të ndeshjeve miqësore mes shteteve, të parapara që të zhvillohen sot e gjeni më poshtë.

18:00 Andorra – Irlanda (Stadiumi Andorra la Vella)

18:00 Zvicra – Lihtenshtajni (Stadiumi Kybunpark)

19:00 Turqia – Moldavia (Stadiumi Benteler Arena)

20:00 Ukraina – Irlanda Veriore (Stadiumi Dnipro-Arena)

20:45 Belgjika – Greqia (Stadiumi King Baudouin)

21:45 Algjeria – Mauritania (Stadiumi Mustapha Tchaker).

Back to top button