Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Hoxhaj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ka vizituar në Hagë miqtë e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
“Sot vizitova miqtë e mi, Hashimin dhe Kadriun! Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë! Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ish-krerët e UÇK-së, Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka qëndruar në Hagë ku ka vizituar që po mbahen atje./21Media