Kaloni te përmbajtja kryesore

​Një i arrestuar për kanosje ndaj personave zyrtarë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kanosje ndaj zyrtarëve policorë. R.D 38 vjeç po transportonte dru me një automjet të tipi “xhip” derisa policia po realizonte planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, në Parkun Nacional “Sharri”.

Kërcënimi ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur të hënën, më 1 korrik, rreth orës 17:30 në fshatin Vatë.

“Dy patrulla policore i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku i dyshuari, R. D., 38 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet e Hetimeve Rajonale nga Ferizaj, të cilat janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar të dyshuarin për kërcënimet e bëra ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button