Humbi jetën edhe një fëmijë pas sulmit të djeshëm në Angli

Një vajzë e tretë ka vdekur pas sulmit masiv të djeshëm me thikë në një festë kërcimi në Southport të Anglisë.
Vajza 9-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy vajza të tjera të moshës 6 dhe 7 vjeç kanë ndërruar jetë ditën e djeshme.
Pesë fëmijë dhe dy të rritur mbeten në gjendje kritike.
Vetë Taylor Swift ka reaguar duke thënë se “tmerri i sulmit të djeshëm në Southport po më mbulon vazhdimisht”.
Një 17-vjeçar, i arrestuar me dyshimin për vrasje, ndodhet në paraburgim.
Ai lindi në Cardiff nga prindër ruandazë dhe u zhvendos në zonën e Southport në 2013./21Media