VV merr pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja

Deputeti i VV-së, Armend Muja i tha RTV21 se do të marrin pjesë në takimin me presidenten Vjosa Osmani për vendosjen e një date për zgjedhjet e reja dhe nuk beson se do të krijohet ndonjë krizë parlamentare.
Muja tha se koha më e mirë për zgjedhjet ështe vjeshta ose pranvera. Muja gjithashtu tha se e partite politike duhet t’i lënë kohë të mjaftueshme KQZ-së që të organizojë zgjedhjet.
“Ne duhet që t’i japim kohë KQZ-se për t’u përgatitur dhe të rregullojë edhe çështjen e diasporës që edhe ata të votojnë pa vështiresi dhe personalisht si politikan preferoj vjeshtën ose pranverën për shkak se i kanë ditet më të gjata dhe është kohë më e përshtatshme”, tha Muja për rtv21/21Media