Humbi punën gjatë pandemisë por, tani po fiton milionat

Si u bë Khaby Lame një ndër më të pëlqyerit e rrjetit social TikTok?
Khabane Khaby Lame, filloi të postojë video të shkurtra komedi në TikTok, pasi humbi punën në një fabrikë në mars të vitit 2020.
21 vjeçari u lind në Senegal por, jeton në Chivasso të Italisë.
Suksesi i tij erdhi çuditshëm, pasi Khaby as nuk flet në videot e tij, thjesht janë shprehjet, gjestet e tij që e bëjnë më interesante çdo video.
Faqja e tij zyrtare tani ka 100 milionë ndjekës, duke e bërë atë më të ndjekurin në Itali, e që i njëjti ka bërë të ditur se po fiton mjaftueshëm dhe që shpreson se do t’ia del mbanë t’i blejë nënës së tij një shtëpi.
Ai tha për Neë York Times, se shpenzon shumë kohë në TikTok, gjë që i ka ndihmuar atij që prodhimtaria e tij të jetë e veçantë.
Një video e tij ka prekur shifrën e 158 milionë shikimeve.
Pas gjithë arritjes së tij përmes videove në TikTok, Khaby ka treguar se atij i janë rritur edhe kërkesat nga kompani të cilët i ofrojnë punë atij por që, ai nuk është i gatshëm për momentin pasi të gjitha fitimet e deritanishme ia kushton së ëmës, për të cilën po mendon të blejë një shtëpi.
Edhe pse jeton në Itali që nga mosha një vjeçare, ai ende nuk ka marrë nënshtetësinë italine.
Lame ka bërë të ditur se ka edhe komente fyese në drejtim të tij por, nuk ka kohë të shikojë negativitetin që prodhohet në rrjete sociale./21Media

Back to top button