Hysni Gucati vjen në Kosovë, për RTV21 flasin nga Haga

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.
Gucati ka vizitur nënën e tij e cila është e sëmurë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar udhëheqësja e Njësisë së Informimit dhe Komunikimit Publik në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.
“Për arsye humanitare bindëse, paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë Griep për rtv21.tv.
Më 30 maj 2022, Hysni Gucati kishte ardhë në Kosovë, pak ditë pas vdekjes së babait të tij, Avdullah Gucati i cili vdiq më 27 maj 2022.
Hysni Gucati është dënuar me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale./21Media

Back to top button