I bie traktori në kanal, humb jetën 55 vjeçari

Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:40 në Fier ku viktima B.H ka ndërruar jetë ndërsa është lënduar edhe vajza e tij 10 vjeçare.
Viktima B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil të Fierit, duke drejtuar mjetin tip ”zetor” në tokat bujqësore në fshatin ”Hamil”, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal ku ka humbur jetën ndërsa lëndime ka pësuar vajza e tij 10 vjeçare, e cila po merr mjekim në spitalin rajonal Fier, shkruan ora news.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button