I burgosuri godet me grushte punonjësin e policisë

Një i dënuar për vrasje që vuan denimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, Shqipëri ka goditur punonjësin e policisë së burgut.
Sipas informacioneve i dënuari është O.V, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Ai është në sektorin e sigurisë së lartë të këtij burgu ndërsa në rrethana të pa qarta ka goditur policin E. Ç i cili ka marrë lëndime të lehta. Nga ana tjetër mësohet se materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Korçës për veprime të mëtejshme./VizionPlus

Back to top button