I dehur sulmon gruan dhe fëmijët, arrestohet nga policia

 
Policia ka bërë të ditur se mbrëmë në Lipjan është arrestuar një burrë kosovar, pasi që i dehur e kishte sulmuar gruan dhe fëmijët e tij.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare dhe fëmijëve të tij. Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet ende./21Media

Back to top button