I bëri fotografi intime ish të dashurës, publikohen në rrjete sociale

 
Policia ka bërë të ditur se dje një grua nga Leshaku në rajonin e Mitrovicës kishte raportuar se ish dashuri pa dijeninë e saj, i kishte bërë fotografi intime dhe të njëjtat një grua tjeter ia ka publikuar në rrjetet sociale.

”Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj mashkull kosovar, pa dijeninë e saj, kishte bërë disa fotografi intime dhe të njëjtat fotografi ia kishte përcjell të dyshuarës femër kosovare e cila ato fotografi i kishte publikuar në rrjetet sociale”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhërim e të cilit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button