I dehur ther me thikë dy burra në Prishtinë

 

Është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti në gjendje të dehur i ka sulmuar dhe therur me thikë dy burra.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Ilir Konushevci”.

Ndërkohë, sipas raportit policor, nuk bëhen të ditura motivet e këtij incidenti.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, rasti është nën hetime./21Media

Back to top button