I dehuri iu ofron ryshfet policisë

 

Një rast i dhënies së ryshfetit është raportuar në mbrëmjën e 13 shtatorit në Pejë.

I dyshuari ishte ndaluar nga policia ku i njëjti rezultoi me 1.58 promil alkool. I njëjti ka tentuar që t’u ofrojë ryshfet zyrtarëve policor me një kartëmonedhë prej 50 eurosh.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, ndërsa kartëmonedha është sekuestruar.

Është konsultuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button