Mikullovci do të varroset sot

 

Aktori i njohur, Adem Mikullovci, i cili u nda nga jeta, do të varroset sot në orën 16:00 në Varrezat e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Lumnije Mikullovci.

“Varrimi i të dashurit tonë Adem Mikullovci do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan/Arbëri me Ikindi në ora 16:00.”

Ajo po ashtu ka njoftuar se homazhet për aktorin do të bëhen pranë Teatrit Kombëtar.

“Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku mund të bëhen Homazhe nga ora 10:00!”, ka bërë të ditur Mikullvoci.

Aktori i njohur Adem Mikullvoci vdiq sot në moshën 83 vjeç./21Media

 

 

Back to top button