Rusët vranë 5 persona në Donetsk

Pesë persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën të dielën gjatë bombardimeve ruse në Donetsk, ka konfirmuar guvernatori Pavlo Kyrylenko.
Ndërkohë tre të tjerë vdiqën në rajonin e Kharkiv dhe 14 u plagosën si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme gjatë gjithë ditës kur festohen Pashkët Ortodokse, një festë e madhe si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, përcjell rtv21.tv
“Sot, kur të krishterët ortodoksë festojnë Ringjalljen e Krishtit, rusët vranë pesë persona në rajonin e Donetsk”, shkroi Kyrylenko në Twitter. Mes të vdekurve, ai ka thënë se janë dy fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.
Për shumë ukrainas, dita ka kaluar nën një shtetrrethim të rreptë.
“Unë jam mirënjohës për të gjithë banorët e rajonit të Kharkivit që nuk i vizituan kishat këtë Pashkë”, ka shkruar guvernatori i Kharkiv, Oleg Synegubov në Telegram./21Media

Back to top button