Nga 2 euro deri në 500, konfiskohen para të falsifikuara në Kosovë

 

Qarkullimi i kartmonedhave të falsifikuara po vazhdon në Kosovë. Vetëm brenda dy ditësh janë raportuar  katër raste të ndara.

Një shumë prej 100 eurove që dyshohet të jetë e falsifikuar është depunuar në një bankë në Graqanicë. Rasti është raportuar dje nga një puëntore e një banke. Policia njofton se kartmonedha është konfiskuar, shkruan portali rtv21.tv

E në një  bankë tjetër në Pejë po ashtu dje një punëtore e një banke është ankuar se janë deponuar kartmonedha të dyshuara si fallco. Kësaj here deponimi është bërë nga një kompani afariste. Policia bën të ditur se monedhat e dyshuara si të falsifikuara janë : 1×100, 3×50 , 2×10 dhe 17×2 euro, të njëjtat janë konfiskuar.

Kurse edhe në Gjilan një femër ka raportuar se është identifikuar një bankënotë prej 50 eurove që të dyshohet të jetë e falsifikuar.

Edhe një rast tjetër është raportuar me 9 shkurt në Komoran, nha një punëor i një pumpe të derivative, ai ka bërë të ditur se një i dyshuar i panjohur pasi ka mbushur veturën me derivate, ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar./21Media

Back to top button