I shpëtohet jeta një dreri në Prizren

 

Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” në Prizren, gjatë ditës së sotme tek vendburimet ”40 bunarët” kanë hasur në një dre të bllokuar në puset.

Të njëjtit kanë arritur ta shpëtojnë kafshën dhe e kanë dërguar për trajtim te veterinari.

“Miku im Bardhi sot më njoftoi që me stafin e Hidroregjionit Jugor kishin arritur të shpëtonin një dre i cili kishte ngelur në një nga pusetat tek 40 bunarët. Menjëherë njoftuam organet kompetente dhe dolëm në vendngjarje me ç’rast drerin dorzuam tek Shoqata e Gjahtarëve “Sharri”, të cilët morën përsipër mjekimin e tij deri nesër ku më pas mjekët veterinar do të rekomandojnë për të e lëshuar në natyrë apo jo!”, ka shkruar drejtori i Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj, në Facebook./21Media

Back to top button