I urrente gërhimat e të dashurit, por tani fiton para prej tij

Përdoruesja e TikTokut, Ana Malfair, ka filluar të jetojë me të dashurin e saj vitin e kaluar në Mexico City. Ajo zbuloi se partneri i saj gërhet në gjumë. Gërhitja e tij me zë të lartë filloi ta mërziste. Ajo i shpjegoi atij se nuk po flinte donte për shkak të gërhimës, por ai nuk besojë.

Më pas, Ana vendosi të bëjë një lëvizje të pazakontë për ta bindur partnerin e saj se gërhet me zë të lartë.

“Ai gjithmonë do ta mohonte, kështu që sigurisht që bëra atë që duhej të bëja. Incizova dhe regjistrova audion sepse videoja do të kishte qenë vërtet rrëqethëse. Kur ia tregova inciimin, ai mendoi se ishte qesharake. Kështu që vazhdova ta incizoja sa herë që kisha mundësi”, ka shpjeguar ajo.

Por ajo doli edhe me një tjetër ide brilante. Vendosi të fitonte para nga gërhitja e të dashurit të saj dhe vendosi t’u kërkojë miqve muzikantë ta bënin një këngë me incizimet e gërhimave. Kur projekti përfundoi, ajo publikoi këngën në Spotify, me profilin e quajtur Snoring Machine.

Kanali u bë hit dhe ndiqet nga afro 17 mijë njerëz që duan ta dëgjojnë gërhitjen e dikujt. Ana ka thënë se e urrente gërhimën e partnerit të saj, por tani që po fiton para, nuk e shqetëson më.

Videoja në të cilën ajo tregoi historinë e gërhitjes ka mbledhur më shumë se nëntë milionë shikime në TikTok.

@koanaTodos pueden ser artistas 🥺♬ original sound – Ana

Back to top button