I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për portalin rtv21.tv  e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024”, tha Gashi./21Media

Back to top button