I vazhdohet mandati komisionit qeveritar për njohjen e statusit të dënuarve politikë

 

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj ia ka vazhduar edhe për gjashtë muaj mandatin Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.

Këtij komisioni iu ndanë mjetet financiare, derisa edhe u paraqiten emrat e anëtarëve, ku përfshihen përfaqësues të Ministrisë Drejtësisë, deputetë opozitarë dhe juristë.

Ky komision brenda 15 ditësh do të procedojë në qeveri për planin dhe punën e tyre gjashtëmujore.

Back to top button