I vazhdohet suspendimi policit Amir Hoxha
I është vazhduar suspendimi zyrtarit policor Amir Hoxha, i cili ditë më parë u suspendua vetëm për 3 ditë nga puna për shkak të një postimi në Facebook.
Për portalin rtv21.tv kjo u konfirmua nga avokati i tij, Gent Gjini.
“Është suspendim i përkohshëm pa afat të caktuar”, ka thënë avokati Gjini.
Hoxha ishte suspenduar nga Policia e Kosovës derisa Inspektori Policor kishte thënë se nuk ka dorë në suspendimin e tij. Policia e suspendoi për faktin se Hoxha kishte bërë postime politike.
Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate ka thënë se është në mbrojtje të të gjithë pjestarëve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore.
Sindikata e Policisë ka njoftuar se do të monitorojë çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë./21Media