Kaloni te përmbajtja kryesore

I vdiq nëna, fajson ndihmën e shpejtë se është vonuar

Dje në fshatin Keqekollë të Prishtinës ka vdekur një grua në shtëpinë e saj, për çka djali i viktimës ka njoftuar Policinë duke u ankuar se ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes.
“Ankuesi mashkull  kosovar  ka informuar se nëna e tij viktima femër  kosovare ka vdekur në shtëpinë e saj. Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button