I vihet zjarri pyllit në Zatriq, një zjarrfikës i lënduar

Pylli i fshatit Zatriq në Rahovec ka marrë flakë të premten.

Në Polici është raportuar se dikush qëllimisht e ka nisur zjarrin.

Një zjarrfikës është lënduar gjatë intervenimit.

“Raportohet se nga persona të pa njohur i është vënë zjarri pyllit të fshatit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button