Sulmohen me gurë policët në Kaçanik

Një njësi policore është sulmuar në fshatin Ivajë në Kaçanik të premten.

Policia po sekuestronte një veturë kur disa persona i kanë gjuajtur me gurë dhe kanë ikur.

“Raportohet se derisa njësia policore ishte duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë. Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button