Një burrë gjendet i vdekur në ara

Një person ka raportuar në polici se ka gjetur babain e tij të vdekur në ara.

Ngjarja siç njofton Policia ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Pataqan i Epërm të komunës së Rahovecit.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Ankuesi ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button