Stuhia e borës në Danimarkë bllokon stafin dhe klientët në një dyqan

Në Danimarkën veriore, një sallë ekspozite e IKEA u shndërrua në një dhomë gjumi.
Gjashtë klientë dhe rreth 25 punonjës u bllokuan nga një stuhi dëbore dhe e kaluan natën në dyqan.
Borë deri në 30cm bllokoi klientët dhe punonjësit kur dyqani në Aalborg u mbyll të mërkurën në mbrëmje.
“Kemi fjetur në ekspozitat e mobiljeve dhe në sallonin tonë në katin e parë, ku kemi shtretër, dyshekë dhe divane-krevat,” tha menaxheri i dyqanit Peter Elmose.
Elmose tha se ata e kaluan mbrëmjen duke parë televizor dhe duke ngrënë, duke shtuar se shkoi super mirë./21Media

Back to top button