Ibra në bisedime për zgjatje të kontratës

Ish sulmuesi i Barcelonës insiston se është në diskutime me drejtuesit e Manchester United-it për një zgjatje kontrate

Zlatan Ibrahimovic është duke negociuar zgjatjen e kontratës me Djajtë e Kuq pasi po kënaqet në kohën e tij tek United, por nuk ka siguruar se kjo do të ndodhë gjithsesi.

Sulmuesi veteran ka pasur sukses në sezonin e tij debutues në Premier Ligë, duke shënuar 26 gola në të gjitha garat, pasi u bashkua me klubin si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës tek Paris Saint Germain, shkruan rtv21.tv.

35 vjeçari kërkohet edhe nga klube të ndryshme, si Napoli e Los Angeles Galaxy, por Manchester United dëshirojnë që suedezi të nënshkruajë zgjatje kontrate me klubin e tyre.

Ibra gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa nga skuadrat më të famshme europiane, si Barcelona, Juventus, Milan, Inter e Ajax./21Media

Back to top button