Ibrahimi: S’mund të barazohet paga e një kryetari komune me atë të një zv/ministri

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat duke thënë se është degradues për pozitën e kryetarit.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi pëe “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se paga e kryetarëve të komunave të Kosovës është nënçmuese.

Ai tha se me ligjin aktual pagat e kryetarëve të komunës janë sa të zëvendësministrave!

“Kryetarët e Komunave gjithashtu edhe Bordi shprehen të indinjuar me kategorizimin e pagave të kryetarëve, ku në disa raste kryetarët e Komunave krahasohen me pozitën e zëvendësministrit”, tha ai.

Ibrahimi tha se puna dhe përgjegjesitë e kryetarëve të Komunave janë më të mëdha sesa të një zëvëndësministri.

“Për çdo ditë kryetarët takohën me dhjetëra qytetarë të cilët shkojnë te dera e kryetarit për t’i shfaqur brengat dhe sfidat e tyre, ndërsa një zëvendësministër po them sinqerisht se ndoshta e merr malli për ta takuar një qytetar te zyra e tij”, tha Ibrahimi./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button