IKD: AAK ka 8 kandidatë për deputetë me aktakuza aktive

 

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nga 110 kandidatë për deputetë, janë tetë (8) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive. Për shtatë (7) prej tyre, gjykimi është në proces në shkallë të parë, kurse për një (1) kandidat rasti është kthyer në rigjykim dhe është në proces në shkallë të parë./21Media

Back to top button