Nëna me dy fëmijë rrezikon të mbetet në rrugë, kërkon ndihmë që t’i sigurohet një shtëpi

 

Rrobat i ka gati të paketuara.

Po pret kur do ta largojnë nga shtëpia, ndërsa nuk ka asnjë strehim tjetër ku të shkojë.

I ka dy fëmijë. Më i vogli është 9 muajsh.

Nëna Neale ka drojë se do të mbetet në rrugë në këtë kohë dimri.

Ndërsa halli iu shtua kur para dy muajsh burri i saj është burgosur. Ajo thotë se nuk ka asnjë kontakt me burrin e saj.

“Më herët kam jetuar në Zhelezare, me qira, por atje qiraja ishte 150 euro në fund të muajt u bënte 200 euro me ujë me rrymë elektrike nuk kishim mundësi të paguajmë.

Erdhëm këtu.

Këtu jam për pak kohë por tani ka ardhur koha edhe me dalë”, tha Neale Asani.

Nealja thotë se nga i ftohti edhe fëmijët po i sëmuren.

Kuzhinën e ka në këtë dhomë të improvizuar dhe këtu mundohet që t’u përgatisë fëmijëve ushqim edhe pse është ftohtë.

“Me shëndet fëmijët janë mirë, por prej ftohtit edhe po më sëmuren, fëmija kërkojnë ushqim edhe veshje po çka të bëj unë.

Ku të shkoj, në punë nuk jam, vetëm sociale që marr prej 5 mijë denarëve.

Nuk kam ku të shkoj çfarë të bëj, jam shumë ngushtë, fëmijët duan nuk kam çka të bëj…”, u shpreh Neale Asani.

Ajo thotë se përveç 5 mijë denarëve nuk merr asnjë ndihmë tjetër. Por me këto të holla nuk po mundet t’i mbulojë shpenzimet e fëmijëve.

Kjo nënë me dy fëmijë kërkon ndihmë nga personat human që ta ndihmojnë dhe të ketë një kulm mbi kokë për veten dhe fëmijët e mos të mbesë rrugëve në këto ditë acari.

Nr Familjes 070-231-694

Back to top button