IKShPK blen teste për detektimin e lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka blerë 1 mijë teste për detektimin e Lisë së Majmunëve.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e IKShPK, Era Pireva.
“IKSHPK e ka nënshkruar kontraten për blerjen e 20 pakove me nga 50 teste, për detektimin e Lisë së Majmunit”, ka thënë Pireva.
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 3 qershor nga Klinika Infektive, QKUK pranoi një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e Majmunëve (Monkeypox).
Sipas informacioneve zyrtare mostra e marrë nga qytetari i dyshuar me këtë virus është dërguar në një laborator në Holandë për detektim./21Media
 

Back to top button