Plumb në bark 48-vjeçarit, policia në kërkim të autorit

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar sonte rreth orës 22:00, në plazhin e Velipojës.
Policia ka bërë të ditur se viktima një 48-vjeçar ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe po transportohet ne spitalin e Shkodrës.
“Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve./oranews

Back to top button